EKSKLUZIVE/ Kanë ofertë nga skuadra që siguroi ngjitjen në Superiore, Partizani merr vendimin për dy lojtarët

Sembene dhe Maget ishin dy nga prurjet e Partizanit në fundin e merkatos së verës. Dy të rinjtë nga Senegali e nisën mirë sezonin.

MAGUETE GUEJE

Sembene luajti disa ndeshje si titullar me Ilir Dajën dhe Maget aktivizohej herë pas here si zëvendësues.

Gjithsesi, me ardhjen e Mehmetit në krye të ekipit, të dy kaluan në plan të dytë. Mbrojtësi 20-vjeçar u dërgua në ekipin e dytë në janar dhe që nga ai moment, ai nuk ka pasur minuta në asnjë ndeshje dhe shkak për këtë ishte edhe ardhja e Bitrit, por edhe forma e mirë e Sotës.

Nga ana tjetër, ndryshe nga shoku tjetër i ekipit, Maget i mori disa mundësi, por nuk mundi të shprehej si duhet.

“Panorama Sport”ekskluzivisht mëson nga burime pranë klubit se dy lojtarët, të cilët kanë kontratë deri në verën e vitit 2025, kanë kërkuar zyrtarisht largimin, por janë përballur me refuzimin kategorik të drejtuesve të klubit.

Ata kërkojnë të luajnë në një ekip të parë dhe të kenë minuta të rregullta, diçka që Partizani nuk ua ofron.

Madje, gazeta raporton se Bylisi ka shfaqur interes për Sembenen, që ka luajtur më shumë minuta në këtë sezon.

Drejtuesit e të kuqve i kanë nëplane afatgjata dy talentet nga Senegali, por Sembene dhe Maget nuk janë dakord me mënyrën se si klubi kërkon të operojë me ta.

Të dy janë ta gatshëm të heqin dorë nga pagat e prapambetura, por edhe kjo duket se nuk e bind Partizanin.

Mehmeti nuk e ka aspak në plane Sembenen, teksa në stërvitje trajnerit nuk i ka pëlqyer agresiviteti që 20-vjeçari shfaq gjatë ndërhyrjeve.

Ndryshe ndodh me Maget, që gëzon njëfarë besimi nga tekniku.

Arena e Lajmit


EKSKLUZIVE/ Kanë ofertë nga skuadra që siguroi ngjitjen në Superiore, Partizani merr vendimin për dy lojtarët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook