
Një situatë e pazakontë është regjistruar të martën në ndeshjen mes Shqipërisë dhe San Marinos. Me sa duket, drejtuesi i një klubi të njohur në Serinë A kishte shkuar të shihte në fushë Elseid Hysajn, por ky i fundit mbeti në pankinë gjatë gjithë ndeshjes, edhe pse trajneri e çoi në nxemje që në pjesën e parë.
Xhovani Sartori, drejtori teknik i Bolonjës, kishte shkuar që të shihte ndeshjen pikërisht për të parë Hysajn pasi klubi në fjalë e cilëson atë si një alternativë të mundshme për firmën. Hysaj është lojtar i lirë dhe mund t’i bashkohet kurdo këtij ekipi nëse gjen gjuhën e përbashkët.
Por trajneri Maran e la rekordmenin e Kombëtares në stol gjatë gjithë ndeshjes, duke mos e aktivizuar. Kështu, Sartori humbi një mundësi të mirë për të parë nga afër gjendjen e tij fizike dhe sportive. Kësisoj, vendimi i trajnerit mund të ketë ndikuar direkt në vendimin e Bolonjës, pasi në Itali raportojnë se klubi po sheh të njëjtën mundësi me Mateo Darmian, i cili është gjithashtu pa ekip.
Tani mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë, por bëhet e ditur se Bolonja do të vendosë gjatë kësaj jave se cilin prej mbrojtësve do të vendosë nën kontratë dhe do të bëjë pjesë të ekipit që drejtohet nga Rafaele Paladino.
and then