Kërkesa për mocion me debat urgjent me Ramën, Vasili: Mos u fshihni pas gishtit, deklarata e kryeministrit në Bruksel e qëllimshme

Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka deklaruar ditën e sotme në sallën e Kuvendit se refuzimi i maxhorancës për mocion me debat urgjent me kryeministrin Edi Rama në Kuvend për deklaratën e tij se Shqipëria do ndryshojë kurs nëse në qershor nuk hapen negociatat e anëtarësimit, është “fshehje pas gishtit”

Vasili tha se deklarata e kryeministrit Rama është bërë me qëllim në Bruksel ndërsa shtoi se edhe nëse do mohohet ky mocion, do jetë temë diskutimi dhe “asnjë truk për t’u fshehur pas dënglave proceduriale nuk mund ta ndalë këtë gjë”.

“Problem shumë delikat që ndodh në një moment kyç si është hapja e negociatave për anëtarësim në BE. Në këtë moment nga kryeministri në Bruksel në mënyrë jo të papërgjegjshme por me strategji të qartë është bërë një deklarim shumë i rëndë. Kryeministri ka deklaruar po e citoj “besoj që kjo situatë nuk mund të vijojë më gjatë ne do ndryshojmë menjëherë kurs në rast se nuk do kalojë në fazën tjetër vendi ynë për t’u ulur në tryezë për negociata.

E qartë që kjo është qëndrim provokativ ndaj një situate të integrimit evropian që është rënduar jo për faj të evropianëve. Lidhur me strategjinë shumë të errët të Ballkanit të Hapur e 1 mijë elementë të tjerë që kanë shtyrë kryeministrin që të mos shohë nga Perëndimi, aksi i tij është nga Lindja e rruga e Perëndimit për të kalon nga Beogradi.

E çuditshme si maxhoranca nuk e do këtë mocion. Me demek Konferenca e Kryetarëve nuk ra dakord se nuk ishte në rregull me procedura. Do dëgjoni e më mbrapa që do vijojnë të bëhen qesharak.

Sot nevoja për këtë debat ishte aspak në të mirë të opozitës, fare, ishte vetëm në të mirë të Kuvendit të Shqipërisë.

Edhe nëse do e mohoni këtë mocion, do jetë temë diskutimi dhe asnjë truk për tu fshehur pas dënglave proceduriale nuk mund ta ndalë këtë gjë. Mocioni po bëhet qesharak, debati të bëhet në kohën e duhur”, tha Vasili.

 

 

Kërkesa për mocion me debat urgjent me Ramën, Vasili: Mos u fshihni pas gishtit, deklarata e kryeministrit në Bruksel e qëllimshme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook