Krisje te Juventusi/ Mungesa e një trofeu pas 10 vitesh, prapaskenat pas finales së humbur me Interin. Nedved bën sherr keq me…

Humbja ndaj Interit me rezultatin 2-4 në Kupën e Italisë, ka lënë shije tepër të keqe në shtëpinë e Juventusit ku pas 10 vitesh bardhezinjtë nuk mundën të ngrinin të paktën një trofe.

NEDVED

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, menjëherë pas disfatës së rëndë ndaj rivalëve të përjetshëm të Interit, tonet kanë qenë të larta me zv.presidentin Pavel Nedved, i cili fillimisht është futur në dhomën e zhveshjes duke bërë fajtorë lojtarët dhe më pas trajnerin Masimiliano Alegrin, për zgjedhjet e kryera në finalen e Kupës së Italisë.

E gjitha më pas u spostua në hotelin ku “Zonja e Vjetër” ishte duke qëndruar me Nedvedin e papërmbajtshëm edhe para presidentit Andrea Anjeli në prezencë të drejtuesve të tjerë, Arrivabene dhe Kerubini.

– Arena e Lajmit


Krisje te Juventusi/ Mungesa e një trofeu pas 10 vitesh, prapaskenat pas finales së humbur me Interin. Nedved bën sherr keq me…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook