Video/ “Janë dy ‘sëmundje’”, Berisha gjen ‘diagnozën’ e krizës brenda PD-së: Antidodi është…

Sali Berisha322

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi nga Këshilli Kombëtar, atje ku sot do të zgjidhen anëtarët e rinj të Kryesisë, nënvizoi dy nga ‘sëmundjet’ që vuan sot kjo parti.

“Ata ishin në cilësinë e misionit, 44 mijë, luftëtarë të vërtetë të lirisë që morën vesh në aktet madhore të këtij rithemelimi. Por Ronald Regan e ka të pavdekshme thënien e tij; problemi është qeveria. Ne nuk jemi qeveri, por opozitë. Problemi është udhëheqja. Nuk e kam fjalën për atë që kaloi, por për ne që jemi këtu. Nuk duhet të harrojmë këtë thënie të këtij gjeniu të konservatorëve. Si mund të jetë udhëheqja e opozitës. Dy janë sëmundjet e saj më kryesore, e para; pazaret me qeverinë, për interesa personale. Ato detyrojnë udhëheqjen që të shkelmojë mbi interesat e anëtarëve.

Shembulli më tragjik jemi ne PD në vitet e shkuara. Sot ne kemi një ndryshim të madh. Jeni ulur në këtë sallë si përfaqësues të demokratëve dhe demokratëve shqiptarë, të zgjedhur me votën e tyre, përfaqësues të vullnetit të tyre, dhe jo të kryesisë apo të kryetarit të partisë. Çfarë do të thotë kjo?! Të atyre që e ngritën në këtë nivel PD, dhe që alternativen e saj e çuan në ‘To be or not to be. Ata presin nga ju çdo ditë, udhëheqje, vizion vendosmëri. Cila është sëmundja e dytë e udhëheqjes opozitare. E dyta me efekte shkatërrimtare për opozitën është protagonizmi vantosh-opozitar. I kënaqur se ke një vend, mandat, një post, dhe të tjetër të shohin. Por ti çfarë bën?! Opozita profesioniste është një opozitë që nuk duhet të pushoj. Ndaj ka një antidod, unë dhe të gjithë drejtuesit, çdo mëngjes duhet të themi; çfarë do bëjë unë kundër këtij regjimi? Një betejë e paparë në Shqipëri do ishte zgjidhja.”, tha Berisha.

Video/ “Janë dy ‘sëmundje’”, Berisha gjen ‘diagnozën’ e krizës brenda PD-së: Antidodi është…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook