Video/ “U plotësua kuorumi”, Paloka zbulon numrin e anëtarëve të pranishëm në Këshillin Kombëtar të PD

4545454545

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka gjatë fjalës së tij në nisje të mbledhjes së Këshillit Kombëtar, deklaroi se mbi 200 anëtarë të janë të pranishëm, duke plotësuar kështu kuorumin.

“Unë kam besimin se ky Këshill Kombëtar do të fitojë dinjitetin që për fat të keq në 8 vite e humbi, do marrë rolin e tij si organi më i rëndësishëm siç është i parashikuar në statut dhe siç duhet të jetë midis dy kuvendeve, si vite e humbi, organizëm i rëndësishëm mes dy Kuvendeve, rol që për fat të keq e kishte humbur në 8 vitet që kaluan, mbase me qëllim u rritën numrat edhe të anëtarëve të Këshillit edhe të Kuvendit në një pikë të tillë që e bënte praktikisht të pambledhshëm Këshillin jo më të merrte vendime që nuk i mori kurrë.
Besoj që bashkërisht të gjithë do ta çojmë Partinë Demokratike në atë pikë në fitore, sepse këtë presin demokratët nga ne, këtë pret e gjithë Shqipëria nga PD.

Sot ka vetëm një pikë në rendin e ditës, zgjedhja e Kryesisë së re të PD. Më vjen njoftimi që jemi 200 anëtarë të Këshillit Kombëtar janë të pranishëm, kështu që dhe kuorumi është plotësuar”, tha Paloka.

 

Video/ “U plotësua kuorumi”, Paloka zbulon numrin e anëtarëve të pranishëm në Këshillin Kombëtar të PD

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook