Video/ Debati për kandidaturën për anëtarin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, Balla: Katrani me bojë e bëri pis figurën e Simon Mirakës!

Whatsapp Image 2022 05 30 At 10.34.36 Am

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Tualant Balla ka ripërsëritur edhe njëherë që ata nuk do të votojnë apo miratojnë asnjë shkresë të firmosur nga Sali Berisha.

Sipas tij, kjo është dhe arsyeja që kandidatura e Simon Mirakës si anëtar në dosjen e ish-Sigurimit të Shtetit nuk është duke u marrë në konsideratë.

“Më lejoni të sqaroj një element që u krijua një zhurmë apo stuhi në gotë lidhur me një procedurë të ndjekur nga Komisioni i Ligjeve. Sa i përket kandidaturës së zotit Simon Miraka. Ne kemi votuar zotin Miraka disa vite më parë kur ai është zgjedhur disa vite më parë. Ai garon për një mandate të dytë. Ne kemi konstatuar se në deputetët që kanë propozuar kandidaturën e tij është përfshirë katrani me bojë dhe si i tillë e ka bërë pis emrin e tij.

Për ne është e pamundur që zoti Miraka të marrë mbështetjen tonë në Kuvendin e Shqipërisë. Për sa kohë që në një dokument shfaqet firma e katranit me bojë, kështu që në këtë aspekt… I kërkoj zotit Miraka që nëse vjen në një listë të re pa atë do ta konsiderojmë. Mendoj se është në nderin e zotit Miraka që mos ta bëjë pis emrin e vetë që një propozues është njësoj si sigurimi i shtetit. Edhe firmëtari i zotit Miraka këto të dyja ka si Sigurimi i Shtetit. Ne po ndihmojmë zotin Miraka që të mos bëhet pis.

Më tej Balla ka thënë se Presidenti i ri mund të zgjidhet me konsensus të gjerë edhe në raundin e 4-t.

“Deri nesër do të marrim kohën e nevojshme për të propozuar raundin e katërt. Shpresoj që raundi i katërt të jetë dhe ai përfundimtari në zgjedhjen e Presidentit. Nesër do të kemi komunikim tjetër në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Do të dëgjoni propozimin tim se kur do të mbahet raundi i katërt.

Ne do të vazhdojmë të diskutojmë me grupet parlamentare për të siguruar mbështetje sa më të gjerë. Nuk është e thënë që Presidenti i Republikës edhe në raundin e katërt të zgjidhet me mbi 84 vota. Gatishmëria jonë është aty për të siguruar mbështetje sa më të gjerë për kandidatin apo kandidaten për President”, tha Balla.

Video/ Debati për kandidaturën për anëtarin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, Balla: Katrani me bojë e bëri pis figurën e Simon Mirakës!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook