Video/ Plagosje me thikë në Berat, sherri mes dy personave nisi që në mesditë, autori nxori armën, por nuk i shkrepi (Emrat)

Berat 1

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Çlirim” në Berat. Një 44-vjeçar ka qenë duke udhëtuar me një mjet tip Volswagen me targa AB 362 BS, kur është konfliktuar në ecje përgjatë rrugës së re me një automjet Volswagen Passat.

Mjetet kanë qëndruar në mes të rrugës dhe dy drejtuesit e mjeteve janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe më pas 44-vjeçari është qëlluar me thikë në këmbë.

I plagosuri Erjon Daja është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin mjekëve. Autori i plagosjes, i identifikuar si Arsen Bitri mësohet se është larguar nga vendngjarja dhe policia po punon për kapjen e tij.

Konflikti mes Bitrit dhe Dajës mësohet se ka filluar që në mesditë, kur dy të rinjtë janë konfliktuar në një lagje tjetër të qytetit, por janë ndarë.

Sipas burimeve në vendngjarje,mësohet se autori i plagosjes ka pretenduar se i plagosuri Daja kishte shkuar për t’i qëlluar me pistoletë por pasi pistoleta nuk i kishte shkrepur, ai e kishte qëlluar me thikë.

Mësohet se policia është duke kërkuar rreth shkurreve e ferrave përgjatë rrugës për të gjetur armën që pretendohet se e kishte me vete i plagosuri Erjon Daja.

Arena e Lajmit

Video/ Plagosje me thikë në Berat, sherri mes dy personave nisi që në mesditë, autori nxori armën, por nuk i shkrepi (Emrat)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook