Vetëm një i paprekshëm te Kombëtarja, e konfirmon Maran në pikën më të dobët

Elseid Hysaj është i paprekshëm te Kombëtarja, pavarësisht se prej disa muajsh mbetet pa ekip si askush tjetër. Trajneri Rolando Maran e konfirmoi se vendi i Hysajt nuk diskutohet te kuqezinjtë, pasi dërgoi në tribunë Ysni Ismailin dhe Samuele Sinën ndaj Finlandës.

Ismaili i Dinamos ishte risi dhe shikohej si opsion për krahun e djathtë të mbrojtjes. Maran është shprehur se edhe Sina mund të luajë si mbrojtës i djathtë.

Duke i dërguar të dy në tribunë, bën që Hysaj të jetë i vetëm si alternativë. Ndaj Finlandës, problemet e vërteta mund të shikohen në krahun e djathtë.

Aty ku jo vetëm prapavija mund të hasë vështirësi. Kujtojmë se asnjë sulmues i djathtë nuk është ftuar nga Maran. Jasir Asani, Arbnor Muja dhe Sabah Kerjota nuk bëjnë pjesë në planet e tij. Pikërisht krahu i djathtë mund të quhet edhe pika e dobët e Kombëtares.

Lojtarët e gatshëm ndaj Finlandës: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani, Mario Mitaj, Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Naser Aliji, Klisman Cake, Ardian Ismajli, Stavro Pilo, Kristjan Asllani, Ernest Muçi, Qazim Laçi, Juljan Shehu, Taulant Seferi, Ylber Ramadani, Luis Hasa, Rei Manaj, Kristian Shpendi, Myrto Uzuni, Mirlind Daku dhe Arbër Hoxha.

Mungojnë: Samuele Sina, Ysni Ismaili, Feta Fetai dhe Klevi Qefalija.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×