Shtatzënë për herë të parë, Eni Koçi poston fotot e rralla me bikini

capture-77

Që pasi u zbulua se ishte në pritje të ëmbël, Eni Koçi është treguar e rezervuar me postimet gjatë kësaj periudhe.

Megjithëatë ka pas raste si sot ku ajo nuk ka nguruar të tregojë barkun e rrumbullakosur. Këngëtarja është në muajin e gjashtë të shtatëzanisë dhe do të bëhet nënë për herë të parë. Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi ndodhen në Turqi për pushime, teksa ajo ka ndarë disa foto me bikini.

Eni Koçi tregon barkun e rrumbullakosur me rrobabanjo

Ndonëse në muajin e gjashtë këngëtarja duket tepër në formë.

Eni Koçi tregon barkun e rrumbullakosur me rrobabanjo

Eni dhe Genci janë në pritje të një vajze dhe lajmin e ndanë me ndjekësit përmes këngës së tyre të fundit me titull “Ama”. Në fund të videoklipit ata kishin vendosur edhe një video nga ‘gender reveal’ siç njihet në rrjetet sociale, ose festa e zbulimit të gjinisë. Çifti shfaqej në një ambient i rrethuar nga tullumbaca e zbukurime të shumta. Në momentin që ata e çajnë njërin prej tyre, dalin petale rozë, çka do të thotë se do bekohen me një vajzë.

Eni dhe Genci po bëhen prindër, zbulojnë gjininë e bebit në këngën e re

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook