
Një aksident është regjistruar në fshatin Shtëpëz në Gjirokastër.
Një automjet tip kamion, ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar shoferi 50-vjeçari F.H., i cili ndodhet në spital ku edhe po merr ndihmën mjekësore.
Gjirokastër/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 14:30, në rrugën rurale mbi fshatin Shtëpëz, Gjirokastër, automjeti tip kamion, me drejtues shtetasin F. H., 50 vjeç, banues në Mamurras, ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili po transportohet për në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.