“Thanë se nuk do të zgjaste”/ Në 23-vjetorin e martesës me David Beckham, Victoria “thumbon” skeptikët: Sot ne… (FOTO)

victoria-david-beckham-t-2

David dhe Victoria Beckham janë ndër çiftet “ikonë” në botë.

Dyshja prej vitesh janë krah njëri-tjetrit duke formuar një familje “perfekte” së bashku me fëmijët e tyre.

David Beckham stands on tippy-toes in family Christmas photo

Ditën e sotme çifti i njohur festojnë 23 vjetorin e tyre të martesës. Në këtë ditë të veçantë, stilistja e njohur nuk ka hezituar të bëjë një dedikim në rrjetin e saj social, Instagram. Më shumë se një dedikim i ëmbël, duket si një “përgjigje’ për të gjithë që nuk besuan tek dashuria e tyre.

“Thanë që nuk ishte gazmor, thanë se unë nuk do qeshja kurrë, thanë se nuk do të zgjaste. Sot ne festojmë 23 vite martesë. David ti je gjithçka e imja, të dua shumë,”-shkruan Victoria krahas një fotoje duke qeshur me David Beckham.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham)

Ju kujtojmë që më herët në një intervistë, legjenda e futbollit ka zbuluar një sekret rreth bashkëshortes së tij. Ish-ylli i Realit, tregoi se stilistja e njohur prej 25 vitesh tashmë konsumon të njëjtën pjatë. Ai shtoi se Victoria nuk bën përjashtime as për festa, ditëlindje, evente apo darka në restorante.

Victoria and David Beckham 'land £16million Netflix series with unseen  family footage' - Mirror Online

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×