Dita e djeshme ka qenë vërtetë speciale për aktorin amerikan , Tom Kruis i cili ka festuar 60-vjetorin e tij të lindjes. Aktorin përgjatë karrierës së tij madhështore e kanë shoqëruar disa nga makinat dhe motorët sportive më me emër përgjatë filmave ikonik të luajtur nga ana e tij, ku secili prej tyre dallohet për veçantinë dhe stilin.
1 . “Risky Business” dhe makina ikonike “Porsche” 928 që u përdorë nga ana e aktorit gjatë xhirimeve.
2 . Motori “Kawasaki GPz 900” gjatë xhirimeve të filmit legjendar “Top Gun” ku aktori ka kryer disa nga skenat më emocionuese duke përdorur shpejtësinë e motorit.
3 . Makina e garave relli “Buick Regal” në filmin “Days of thunder”.
4 . Një tjetër makinë ikonike a qenë ajo sportive “Lexus 2054 EV”, e përdorur në filmin “Minority report”.
5 . Koleksioni i aktorit vazhdon me një tjetër motor legjendar super të shpejtë si “Ducati Hypermotard”, i përdorur në filmin “Kinght and day”.
6 . Padyshim një nga filmat më të famshëm të aktorit “Mission Impossible” nuk do të kishte qenë i njëjti pa motorin supersonik “BMW S1000 RR” që u përdor për të xhiruar skenat ekstreme të filmit.
7 . Një tjetër motor ikonik i gamës së filmave “Top Gun” është ai që u përdorë në serinë “Maverik” që ishte motori “Kawasaki H2-R”.
8 . Për ta përmbyllur me një klasike, patjetër nuk mund të lëmë pa përmendur makinën legjendare “Fiat 500” që aktori përdori në filmin “Mision Impossible Dead Reconing.”