
8 gola për një 1 pikë. Man.United dhe Aston Villa ndahen në “paqe” pas një barazimi spektakolar 4-4, por ky “X” nuk i shërben asnjë nga dy ekipeve, mbi të gjitha nuk i shërben “djajve të kuq” të cilën tani e shohin veten në zonën e ftohtë në kuotën e 8 pikë, 1 më shumë se vendi i fundit. Aston Villa befasoi United që në start ku brenda 4 minutash shënuan dy gola me Alysson dhe Jackson.
Tifozët në “Old Trafford” përjetuan “makthe”, por të besuarit e Carrick reaguan fuqishëm ku fillimisht kapiteni Bruno Fernandes ngushtoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa në minutën e 44-të, Tielemans barazoi rezultatin në 2-2.
Thuajse në të njëjtën formë, edhe në fraksionin e dytë, Aston Villa goditi dy herë United, ku McGinn dhe Goretzka realizuan dy gola të tjerë duke tronditur “djajtë e kuq”. United tentoi në çdo formë të ndryshonte rrjedhën e këtij takimi, me Zirkzee që ngushtoi fillimisht shifrat në minutën e 92-të. United u hodh “all-in” në sulm, madje edhe me portierin përpara dhe në minutën e 96-të, Dorgu me kokë barazoi shifrat në 4-4 duke shmangur humbjen.
Pavarësisht rezultatit të radhës negativ, me 8 pikë në 10 javë, Michael Carrick as që ka ndërmend të jap dorëheqjen: “E njoh shumë mirë situatën ku ndodhemi, nuk kemi fituar sa duhet, por nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen, dua të vazhdoj punën që kemi nisur, duke u kapur pas detajeve pozitive që prodhoi ky takim”, u shpreh Carrick. Edhe sipas mediave angleze, Carrick nuk preket, të paktën jo për momentin.
and then