FOTO/ Zjarr dhe shpërthime në pallatin në Astir, ekspertët anti-eksplozivë të RENEA-s mbërrijnë në vendngjarje

Zjarri

Zbardhen detaje të reja nga zjarri që përfshiu pas mesnatës së kaluar një pallat në zonën e Astirit, në Tiranë.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për “BalkanWeb” se në vendngjarje janë dëgjuar edhe shpërthime nga banorët, të cilët kanë dalë jashtë të tmerruar.

Siç raporton gazetari Çelmeta, këtë mëngjes kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ekspertë të RENEA-s anti-eksplozivë për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

Nga të dhënat e para mësohet se po hetohet nëse shkaku i zjarrit mund të ketë ardhur si pasojë e një shpërthimi.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×