Nga e shkuara tek e tashmja, sa shumë shembuj motivues për Interin në këtë javë të fundit

Simone Inzagi dhe Interi i tij kanë përshkuar një rrugë të gjatë që kur tekniku firmosi me zikaltrit verën e kaluar. Kur po shkojnë drejt javës së fundit të kampionatit, që do të jetë edhe ndeshja e 52-të sezonale, Interi po lufton deri në fund për titullin, që është tani në dorën e Milanit.

INTER

Simone Inzagi kërkon të motivojë të tijtë kur mbeten edhe dy ditë nga ajo që mund të jetë ndeshja më e rëndësishme e sezonit, me Sampdorian që edhe pse një kundërshtar modest, mund t’u hapë mjaft punë zikaltërve. Për të mbajtur të përqendruar skuadrën, trajnerit nuk i mungojnë shembujt.

E SHKUARA – Frymëzimin për fjalët ndaj grupit trajneri mund ta gjejë tek e shkuara. Fjalimi i Sven Goran Eriksonit, trajnerit të tij te Lacio që fitoi titullin në vitin 2000, kur askush nuk e mendonte se Juventusi do të dorëzohej në Peruxha, është akoma i freskët në mendjen e Inzagit, edhe pse kanë kaluar plot 22 vite.

Jo vetëm fjalët, por Inzagi mund të marrë shtysë edhe nga eksperienca e tij si lojtar për të hyrë në mendjen e lojtarëve të tij, të cilët duhet të jenë më të kthjellët se kurrë, për të shkuar patjetër te fitorja, për të mos pasur më vonë pengje.

Simone ka treguar që di të bëjë surpriza në javën e fundit, pasi ishte në fushë në 5 majin e famshëm kur Lacio e tij i hiqte titullin Interit.

E TASHMJA – Nëse do të duhet një dozë e shtuar motivimi dhe besimi, Inzagi mund ta ndajë përgjegjësinë dhe të mbështetet edhe te veteranët e organikës, të cilëve nuk u mungon eksperienca e presionit dhe suksesi i javëve të fundit.

Edin Xheko me Mançester Sitin ka fituar Premier Ligën në javën e fundit, Nikolo Barela përballoi presionin e penalltive në shpalljen kampion Europe me kombëtaren, ndërkohë që edhe Aleksis Sançez ka triumfuar në të njëjtën mënyrë në Kupën e Amerikës.

Elementët për të përcjellë qetësi nuk mungojnë ndaj trajneri dhe veteranët do të bëjnë ç’është e mundur që në fund të thonë se provuan gjithçka.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×