Gjenerali Bajram Begaj u propozua për kreun e shtetit, grupi i Alibeajt: Kandidati për President u caktua nga mafia e pronave shtetërore

Capture

Pasi Partia Socialiste propozoi emrin e Bajram Begajt për postin e kreut të ri të shtetit, ka ardhur reagimi edhe nga grupi i Enkelejd Alibeajt.

Në reagim thuhet se Grupi Parlamentar i PD-së, kishte paralajmëruar se deklaratat e kryeministrit në lidhje me zgjedhjen e një presidenti konsensual dhe gjithëpërfshirës.

Sa i përket pjesëmarrjes në procesin e votimit që do të zhvillohet nesër, grupi i Alibeajt ka sqaruar se nuk do të marrin pjesë. Kjo pasi sipas tyre, nuk mund të votojnë një President që del nga xhepi i Edi Ramës.

REAGIM I GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Asnjë surprizë nga procesi personal i Edi Ramës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Ai nxorri sot nga xhepi zarfin me emrin e kandidatit të paracaktuar nga mafia e pronave shtetërore.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kishte paralajmëruar se Edi Rama i ka farsë përbetimet për President konsensual dhe gjithëpërfshirës. Moslegjitimi i kësaj farse të paralajmëruar nga ana jonë, qoftë edhe me votë kundër, është detyrë e çdo deputeti të Opozitës.

Pjesemarrja në votim nënkupton që ti japësh fytyrën e normalitetit demokratik regjimit të Edi Ramës, ndërkohë që ai po ndërmerr një akt tjetër personal për të asgjesuar një tjetër institucion kushtetues të pavarur.

PD nuk mund të jetë në seancë si fasadë për të legjitimuar kapjen e institucionit të Presidentit, as dëshmitare e atij procesi, sa kohë rezultati i votimit dihet. PD nuk mund të votojë një President që del nga xhepi i Edi Ramës, jashtë një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×