“Zullumi trashet, nuk mund t’i marrësh të gjitha”, Shpëtim Nazarko: Pse Ramës i leverdiste kjo kandidaturë?

Aaaa

Analisti Shpëtim Nazarko për rubrikën “Opinion” në News24, ka folur në lidhje me emrin e kandiduar për postin e kreut të ri të shtetit.

Ai ka sqaruar se kryeministrit Edi Rama i interesonte një kandidaturë e cila do të kishte një profil të ulët politik, ndërsa në lidhje me emrin, Nazarko tha se kryeministri duhet të ketë pasur dije edhe më parë.

“Rama për shkak të marrëdhënieve me publikun që i njeh shumë mirë, do ishte një kryeredaktor i shkëlqyer gazete se mban sekrete.
Për faktin që emri i Gjeneralit Bajram Begaj ishte një surprizë dhe erdhi si “rrufe në qiell të hapur”, mund të gënjejë vetëm dikë që nuk ka parë kurrë televizion.

Ramës i leverdis se tani kërkohet një njeri me profil të ulët dhe që nuk sjell dëm.

Në një rast tjetër mund të ishte kërkuar një president i një lloji tjetër. Mundësitë e PS për të zgjedhur një president partiak janë shumë të limituara, nuk mund të zgjidhet një fanatik partiak në këtë momente. Zullumi trashet, nuk mund ti marrësh të gjitha”, tha ai.

“Zullumi trashet, nuk mund t’i marrësh të gjitha”, Shpëtim Nazarko: Pse Ramës i leverdiste kjo kandidaturë?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook