Nuk humb kohë, Presidenti Meta firmos nga Stambolli lirimin nga detyra të Bajram Begaj si shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve (Video)

Foto5

Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka humbur kohë dhe ka firmosur lirimin nga detyra të Bajram Begajt, i propozuar nga PS për President.

Presidenti Meta ka firmosur nga Stambolli dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, të Gjeneralmajor Bajram Rushit Begaj. 🇦🇱

Meta deklaroi më herët se “është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë”.

“Lidhur me këtë çështje dhe specifikat e saj Presidenti Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes, z.Niko Peleshi”, njoftoi Presidenca.

Nuk humb kohë, Presidenti Meta firmos nga Stambolli lirimin nga detyra të Bajram Begaj si shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve (Video)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook