Bajram Begaj “rikthen” opozitën në Kuvend. Prej vitit 2002 Presidenti i ri zgjidhej me gjysmën e sallës bosh

Kuvendi

Më shumë se 100 deputetë do të jenë të pranishëm në seancën e sotme parlamentare ku do të votohet Presidenti i ri i vendit, Bajram Begaj.

Përvec maxhorancës dhe aleatëve të saj, u panë të hyjnë në sallë edhe rreth 15 deputetë të Komisionit të Rithemelimit të PD-së, por edhe aleatë demokratë, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Vangjel Dule.

Që prej vitit 2002 kur me një pakt PS-PD u votua Alfred Moisiu, në asnjë nga tre votimet e mëvonshme opozita nuk ishte e pranishme.

Në vitin 2007, Partia Demokratike në pushtet pati ndihmën e gjashtë deputetëve socialistë për të zgjedhur  zgjedhur Bamir Topin.

Në vitin 2012, PD-ja në pushtet zgjodhi me LSI-në Bujar Nishanin, ndërsa pesë vjet më vonë PS-ja dhe LSI-ja zgjodhën Ilir Metën, në një seancë ku opozita mungonte.

Bajram Begaj “rikthen” opozitën në Kuvend. Prej vitit 2002 Presidenti i ri zgjidhej me gjysmën e sallës bosh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook