Udhëtonte me të dashurin në makinë/ “Audi” i përmbysur, pamjet ku humbi jetën 17-vjeçarja në Borsh, familja akuza për vrasje. Çfarë thoshte policia për ngjarjen

Makina Ana

Teksa familja e Analuiza Duros, 17-vjeçares e cila ndërroi jetë në një aksident në Borsh në 2019-ën teksa udhëtonte me të dashurin e saj, hedh akuza se ajo është vrarë, asokohe policia raportoi ngjarjen.

Burime zyrtare nga policia raportuan më 15 mars të vitit 2019 se vajza e re ishte pasagjere në mjetin që drejtohej nga shtetasi Robert Dhuli, 19 vjeç. Makina tip “Audi” humbi kontrollin duke rënë në një kanal kullues në plazhin e Borshit. Ndërkohë, familja e viktimës kërkojnë drejtësi, pasi pretendojnë se ajo është vrarë, ndërsa akuzon edhe drejtësinë për fshehjen e provave. “BalkanWeb” ju sjell si më poshtë deklaratën zyrtare të policisë ditën kur ndodhi ngjarja.

ÇFARË DEKLARONTE POLICIA
Rreth orës 17:20, në vendin e quajtur mbi Shkallë, shtetasi R.Dh., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ”Audi”, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal, ku për pasojë ka humbur jetën shtetasja pasagjere A.D., 17 vjeçe, banuese në Borsh.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprimet e mëtejshme proceduarale. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Arena e Lajmit

Udhëtonte me të dashurin në makinë/ “Audi” i përmbysur, pamjet ku humbi jetën 17-vjeçarja në Borsh, familja akuza për vrasje. Çfarë thoshte policia për ngjarjen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook