VIDEO/ Makina me shpejtësi skëterrë i ndërpret rrugën mjetit në Shkodër, në rrezik familja me 4 anëtarë

Ky është Gentjan Bajraku i cili 4 ditë më parë rrezikoi jetën e tij dhe të familjes pas një aksidenti që pësoi në hyrje të Shkodrës.

Kjo makinë që Gentjani ka siguruar nga kamerat e sigurisë del në rrugë me shumë shpejtësi duke bërë që Bajraku të devijojë dhe të përfundojë në bordurën anësore të rrugës.

Policia edhe pse vetëm pak metra më tutje, e la të lirë shoferin që shkaktoi aksidentin duke mos i vënë asnjë masë administrative.

I aksidentuari i cili jeton në Gjermani prej më shumë se 20 vitesh thotë se janë ende shenjat e përplasjes në bordurë ndërsa ndihet me fat që një tub hekuri nuk goditi automjetin….

Bajraku i cili ndodhej bashkë me familjen në automjetin e tij, tregon se si në vendngjarje bashkë me efektivët ishte edhe shefi i rrugores Ermal Zeneli, të cilët sipas tij i dhanë një përgjigje absurde duke mos plotësuar as dokumentacionin e aksidentit.

Emigranti shkodran thotë se do ta kërkojë të drejtën e tij deri në fund. Kjo ngjarje ndodhi më 8 gusht të këtij viti, rreth orës 19:10. Gentjan Bajraku që u aksidentua si shkak i një manovre të gabuar të një automjeti tjetër, është i revoltuar për mosveprimin e policisë e cila ishte shumë afër dhe faktin se shoferi tjetër nuk u ndal.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×