![polumbaret-e-renea-1 Polumbaret E Renea 1](https://www.arenaelajmit.com/wp-content/uploads/2022/07/polumbaret-e-renea-1.jpg)
Polumbarët e forcave “RENEA” kanë ndërprerë kërkimet në lumin Vjosë për 56-vjeçaren që është raportuar e zhdukur nga familjarët.
Gazetari Enrik Mehmeti raporton për News24 se 56- vjecarja me inicialet L.K., e cila është larguar nga banesa pasditen e 20 qershorit ende nuk është gjetur.
Edhe pse kërkimet kanë vazhduar prej tre ditësh nga banorët e zonës, Policia e Vlorës dhe polumbarët, asnjë shenjë jetë nuk është gjetur, përveç shapkave dhe një shamie të zonjës së zhdukur që u gjetën mbrëmjen e djeshme.
“Më datë 22.06.2022, rreth orës 12:10, nga shërbimet kufitare të DRKM Vlorë, anës lumit Vjosë, në fshatin Mifol, janë konstatuar disa sende vetjake, të cilat dyshohen se i përkasin shtetases L. K., 56 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, e cila, sipas kallëzimit të familjarëve, është larguar nga banesa më datë 20.06.2022”, njoftoi më herët gjatë ditës policia.