PERSONAZHET/ Bujari dhe ambicie, në rrënjët e Piolit dhe Inzagit

Stefano Pioli dhe Simone Inzagi janë në prag të njërës prej javëve më të rëndësishme të karrierës së tyre, kur të dy mund të fitojnë titullin e parë të Serisë A.

330.0.887732020-095-kvcF-U4301200189732JCB-528x329@Gazzetta-Web_528x329

Por për të mbërritur deri në këtë pikë, asnjë nuk e ka pasur të lehtë dhe në kuadër të javës së fundit të kampionatit, ka qenë “La Gazzeta dello Sport” e cila është rikthyer në rrënjët e të dy trajnerëve, aty ku ka nisur të formohet karakteri i tyre.

PIOLI – “Kur kemi qenë fëmijë, luanim në oborrin e famullisë dhe që atëherë dukej se kishte diçka të veçantë”, shprehet Davide Rancieri, mik interist i Stefano piolit, që ngelet ende sot e kësaj dite shumë i lidhur me Parmën, qyteti ku ka lindur. Biçikleta është një nga pasionet më të mëdha të Stefanos, që vazhdon edhe sot ta përdorë në Milano, ashtu si moda dhe rrobat, aq sa ka hapur një dyqan veshjesh në Milano.

pioli

Përveç interesit për dukjen, bujaria që e karakterizon ka përmasat e detit dhe maleve, pikat e tij të dobëta, sipas miqve të tij. Por ndërkohë që zakonet e tij nuk kanë ndryshuar prej kohës, kjo javë ka ndryshuar rrjedhën e bisedimeve të trajnerit kuqezi me miqtë. “Është shumë i përqendruar, madje nuk flasim për futboll në grupin tonë të ‘Whatsapp’, por nuk i ka shpëtuar dot interesit tonë për bileta për ndeshjen me Sasuolon”, tregon Rancieri, sipas të cilit Pioli nuk do të zhgënjejë.

INZAGI – “Nisnim të luanim në 14:30, 4 kundër 4 dhe përfundonim 13 kundër 13, sepse askujt nuk i refuzohet mundësia për të shkelmuar topin. Të gjithë luanin fort dhe asnjëri nuk pyeste kë kishte përballë. Kur sfidoheshin Filipo dhe Simone, ishte një luftë e vërtetë”, ka nisur të tregojë Davide Pinoti, mik i hershëm i Simones.

INZAGI 1

Trajneri zikaltër ama ka një botë të tërë të pazbuluar, pasione që i kanë ngelur që nga fëmijëria dhe koha kur ishte futbollist. Jo kaq i rezervuar sa tani, Simone nuk dëshironte të shkonte në shkollë me autobusin e zakonshëm, por bënte autostop, edhe pse shpeshherë shoferët i qëllonin profesorët.

Kërcimi është njëri prej tyre, diçka që e ka ushtruar jo pak kur luante te Lacio, një periudhë kur sapo zbarkonte nga ndeshjet në aeroport, bashkë me shokët që e prisnin e përdorte kërcimin si mënyrë argëtimi dhe çlodhjeje. I kanë mbetur ende të njëjtat zakone, tregojnë miqtë e tij, ashtu si të njëjtat tipare karakteri. Ka një dëshirë të çmendur për t’u përmirësuar dhe sa herë që përcakton një objektiv, miqtë e Inzagit tregojnë se edhe nëse nuk e fiton titullin, Simone nuk do të ndalet deri sa ta fitojë.

Arena e Lajmit


Loading…

PERSONAZHET/ Bujari dhe ambicie, në rrënjët e Piolit dhe Inzagit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook