Zbulohet mesazhi i Begajt me ish-Presidentët: Askush nuk është i përjetshëm, kështu që duhet të…

454545445

“BalkanWeb” ka siguruar mesazhin e Presidentit të ri, Bajram Begaj, dhënë sot në takimin me paraardhësit e tij, ish-Presidentët Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe Rexhep Meidani.

Burime bëjnë me dije për “BalkanWeb” se në takimin me ish-Krerët e Shtetit Shqiptar, Bajram Begaj është shprehur se “mësimet e vyera të atyre që kanë qenë më parë në Presidencë duhen mbajtur parasysh”.

Fjala e Begajt në takimin me Moisiun, Topin e Meidanin:

Unë dëshiroj që kështu, së bashku, të kuvendojmë vëllazërisht për punët dhe sfidat e atdheut tonë. Koha kalon shpejt, askush nuk është i përjetshëm dhe asnjë detyrë shtetërore nuk është e pafundme. Por mësimet e vyera të atyre që kanë kaluar më parë nga rruga jonë duhen mbajtur parasysh sa më mirë dhe kur ke fatin që t’i kesh pranë ata, atëherë mund të gabosh më pak. Eshtë një nder i madh për mua që të kem këshilltarë të tillë.

Arena e Lajmit

Zbulohet mesazhi i Begajt me ish-Presidentët: Askush nuk është i përjetshëm, kështu që duhet të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook