DETAJET/ Tritol hotelit në Sarandë, policia shoqëron 10 persona, autorët mesazh paralajmërimi pronarit

Sarande

Rreth 10 persona janë marrë në pyetje nga policia e Sarandës gjatë natës, kryesisht dëshmitarë në vendin e ngjarjes gjatë momentit të shpërthimit në hotelin e Mariel Muratit, por ende nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen. Ndërkaq burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se kamerat e hotelit “Yacht” kanë qenë jashtë funksionit në momentin e ngjarjes duke vështirësuar punën e policisë, e cila është detyruar të sekuestrojë kamerat e bizneseve dhe banesave përreth vendit të ngjarjes.

Te njëjta burime bëjnë me dije se autorët nuk kanë pasur qëllim shkatërrimin e hotelit, por paralajmërimin e pronarit ose prishjen e imazhit të tij pasi sasia e eksplozivi të vendosur ishte rreth 50 gram, ndërsa vendi ishte tek garazhi i tij, duke mos shkaktuar dëme të mëdha materiale edhe pse zhurma e shpërthimit u dëgjua fuqishëm në gjithë qytetin.

Madje dyshohet se autori ose porositësi të jetë i njëjte me ngjarjen e një viti më parë kur në të njëjtin hotel u vendos eksploziv. Kjo për shkak se në rastin e 9 shkurtit 2021, ora e vendosjes ishte 19.10 ndërsa kësaj radhe 22.33, pra janë zgjedhur orare kur në qytet ka lëvizje dhe mundësia e përhapjes së panikut është më e madhe, jo si në raste të tjera kur është vendosur eksplozivi në orët e para të mëngjesit me qellim shkatërrimin e objektivave.

DETAJET/ Tritol hotelit në Sarandë, policia shoqëron 10 persona, autorët mesazh paralajmërimi pronarit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook