Aksident i trefishtë në Sarandë/ Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me një makinë të parkuar, goditet edhe një automjet tjetër

Një aksident rrugor, fatmirësisht pa pasoja në njerëz, ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në rrugën e Pestë në qytetin e Sarandës.

Një automjet tip Volkswagen, me drejtues shtetasin e huaj Essah Alhajri, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka goditur një automjet të parkuar.

Nga përplasja, automjeti i parkuar është spostuar dhe ka goditur një tjetër mjet.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Pas testit të alkoolit, drejtuesi i Volkswagen-it rezultoi se nuk kishte konsumuar pije alkoolike.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë nisur veprimet procedurale për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×