“Paraqitje e madhe”, Mancini përgëzon djemtë pas suksesit ndaj Francës, Zizu e sheh gotën gjysmë plotë

Fitorja 3-1 ndaj Francës ka rikthyer entuziazmin në kampin italian, me trajnerin Roberto Mancini që vlerësoi paraqitjen dhe reagimin e skuadrës pas disavantazhit të hershëm.

“Një paraqitje e madhe, djemtë ishin fantastikë. Jam shumë i lumtur për ta dhe për tifozët. Pas golit të pësuar ruajtëm qetësinë dhe e fituam ndeshjen me meritë”, u shpreh Mancini, i cili theksoi se pavarësisht suksesit, Italia duhet të përqendrohet te sfida e radhës ndaj Belgjikës. Ai vlerësoi gjithashtu Pio Espositon, autor të dy golave, duke deklaruar: “Shpresoj që të shënojë shumë gola me fanellën e kombëtares”.

Në krahun tjetër, trajneri i Francës, Zinedine Zidane, pranoi se skuadra e tij e humbi kontrollin e ndeshjes pas golit të dytë të italianëve.

“Në pjesën e parë krijuam shumë raste, por gjërat u komplikuan pasi pësuam golin e dytë. Nuk është gjithçka për t’u hedhur poshtë, pasi fillimi i të dy pjesëve ishte i mirë, por patëm vështirësi në aspektin defensiv”, deklaroi Zidane.

Gazetat më të mëdha sportive në vendin fqinj ditën e sotme ishin në ekstazë pas suksesit të Italisë ndaj Francës. “Bomba Italia” shkruan “La Gazzetta dello Sport” me foton kryesore të Pio Espositos. Ndërkohë “Corriere dello Sport” ka një falenderim të veçantë për Roberto Mançinin që ka rikthyer buzëqeshjen tek “azzurrët”. “Jemi rikthyer” ishte titulli kryesor i të përeditshmes kryesore “Tuttosport”.

Tuttosport
 
Corriere Dello Sport
 
La Gazzeta Dello Sport
 



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×