31-vjetori i themelimit të PS, Balla: Mirënjohje themeluesve kurajozë dhe të gjithë kontributorëve ndër vite

Balla Taulant

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh urimi në 31-vjetorin e krijimit të PS.

Balla ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj themeluesve kurajozë dhe të gjithë kontributorëve ndër vite, të cilët i dhanë Shqipërisë forcën politike më të madhe, më atdhetare, gjithmonë e hapur, gjithmonë progresiste e moderne, e cila promovon në Shqipëri vlerat më të mira social-demokrate europiane.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Gëzuar Ditëlindjen e 31 të Partisë Socialiste🇦🇱🌹Mirënjohje themeluesve kurajozë, të gjithë kontributorëve ndër vite, të cilët i dhanë Shqipërisë forcën politike më të madhe, më atdhetare, gjithmonë e hapur, gjithmonë progresiste e moderne, e cila promovon në Shqipëri vlerat më të mira social-demokrate europiane🇦🇱🇪🇺. Mirënjohje anëtarëve, patronazhistëve, simpatizantëve dhe çdo votuesi në këtë ditëlindje të famijes sonë të madhe😍 GËZUAR!

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×