Policia zbarkon në Peqin gjatë natës, zbulon parcelën me qindra bimë kanabisi, shoqërohen dy personat që e ruanin

Policia Naten Shqiperi 620x330 840x440

Gjatë mbrëmjes së djeshme, policia e komisariatit të Peqinit, gjatë një operacioni për kontrollin e territorit, ka zbuluar në një fshat të kësaj bashkie një parcelë të mbjellë me kanabis sativa.

Sipas burimeve jo zyrtare, parcela e mbjellë me bimë narkotike u zbulua në një kodër në fshatin Garunjë të Njësisë Administrative Përparim në Bashkinë e Peqinit.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar dhe dy persona që ndodheshin pranë parcelës së mbjellë me rreth 300 bimë narkotike. Në këtë zonë edhe gjatë viteve të kaluara janë evidentuar raste të kultivimit të kanabis sativa.

Arena e Lajmit

Policia zbarkon në Peqin gjatë natës, zbulon parcelën me qindra bimë kanabisi, shoqërohen dy personat që e ruanin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook