Vijon lufta me flakët në Parkun Kombëtar të Lurës, ndërhyrje edhe nga ajri me dy helikopterë

Vijon operacioni për izolimin e zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës, ndërsa flakët po përballohen nga toka dhe ajri. Në operacion janë angazhuar dhjetëra forca dhe dy helikopterë.

Nga ajri po ndërhyjnë dy helikopterë, të cilët po hedhin ujë në zonat e përfshira nga zjarri, në përpjekje për të frenuar përhapjen e flakëve në masivin pyjor.

Në terren janë angazhuar 13 forca zjarrfikëse, 7 punonjës të Njësisë Administrative Lurë, 4 punonjës të Drejtorisë së Emergjencave të Bashkisë Dibër, 20 vullnetarë, 14 punonjës të Drejtorisë së Bujqësisë së Bashkisë Dibër, si dhe 8 punonjës të ADZM Dibër.

  • foto galeri
  • foto galeri

Forcat në terren po punojnë për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në sipërfaqe të tjera të parkut.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×