Ndarja nga jeta e ish-presidentit Nishani, ngushëllimet e Dukës: Do ta kujtoj si një tifoz të madh të Kombëtares

Ndarja nga jeta e ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka sjellë reagimet edhe nga bota e sportit. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka bërë ngushëllimet e rastit për ndarjen nga jeta të një figure të lidhur me futbollin.

gettyimages-457281414-612x612

“U trishtova shumë kur mësova pak minuta më parë se miku im, Presidenti Nishani, është ndarë nga jeta. Bujar Nishanin do ta kujtoj gjithmonë si një burrë të urtë e të mençur, një dashamirës futbolli dhe tifoz i madh i Kombëtares.

Nuk mund ti harroj momentet e bukura që kaluam sëbashku në EURO 2016 ku nuk mungoi asnjë moment në mbështetje të kuqezinjve.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Presidentit Nishani dhe miqve të tij të shumtë. Lamtumirë President Nishani!”, shkruante Duka në postimin e tij.

duka

Arena e Lajmit


Loading…

Ndarja nga jeta e ish-presidentit Nishani, ngushëllimet e Dukës: Do ta kujtoj si një tifoz të madh të Kombëtares

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook