Klubi kërkon ta rikthejë si drejtor sportiv, Edmond Haxhia: Ja si qëndron e vërteta

Partizani po kërkon një drejtor sportiv, i cili do të udhëheqë merkaton e verës. Në skenë kanë dalë emra si Haris Fakiç apo Matko Djarmati, por duket se më pranë “demave” është një ish.

pjimage (7)

Bëhet fjalë për Edmond Haxhian. Tiranasi, i cili ka mbajtur rolin e drejtorit sportiv te Partizani edhe para pesë vitesh, është përfolur prej disa ditësh në lidhje me këtë post te “demat”, i cili prej kohësh është vakant, me drejtorin e përgjithshëm, Olsi Rama, që ka mbajtur peshën më të madhe në ndërtimin e ekipit. Tashmë Rama do të ketë një krah të djathtë ekspert në këtë fushë.

Haxhia, i kontaktuar nga “Panorama Sport”, tregon ekskluzivisht për gazetën se është në negociata me drejtuesit e Partizanit dhe gjithçka është në rrugën e duhur, teksa nuk e fsheh dëshirën për t’u rikthyer në kampin e kuq, një vend që e njeh shumë mirë.

“Kam pasur kontakte, jam në bisedime me klubin e Partizanit dhe deri më tani jemi në rrugën e duhur. Do të shohim në vazhdim. Kam punuar edhe më parë te Partizani, e njoh shumë mirë ambientin atje dhe jam i hapur të rikthehem sërish në ambientin e kuq si drejtor sportiv i Partizanit. E theksoj, deri më tani ka thjesht bisedime, asgjë të konfirmuar në rrugë zyrtare”, u shpreh Haxhia, i cili deri para pak kohësh ka mbajtur rolin e këshilltarit të presidentit Pashk Laska te Laçi. Ndeshjen e fundit ai e ndoqi pranë presidentit të Partizanit, Gazment Demi.

Arena e Lajmit


Loading…

Klubi kërkon ta rikthejë si drejtor sportiv, Edmond Haxhia: Ja si qëndron e vërteta

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook