“Shkrirje të të gjitha pengesave të kufirit”, Rama: Do të heqim tarifat doganore me Kosovën! Prishtina ka kërkuar…

A9ff6665 B445 4355 B5aa 3d23f80b95fa

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë  në një sipërmarrje ku edhe ka folur për tregtimin  e produkteve bujqësore mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Rama ka zhvilluar një vizitë në një sipërmarrje në Xërxë, në Kosovë, ndërsa shtoi se do të hiqen të gjitha tarifat doganore me Kosovën.

Më tej kryeministri Rama, tha dëshira është që kjo të jetë bilaterale, por theksoi se qeveria e Kosovës ka kërkuar më shumë kohë nga ana e saj.

“Bashkë me ministren po flisnim për rritjen e bashkëpunimit dhe shkrirjen komplet të të gjitha pengesave të kufirit. Do të heqim krejt tarifat doganore me Kosovën. Dëshirën e kemi të bëhet bilaterale edhe me qeverinë e Kosovës, por ne do ta bëjmë. Ata kanë kërkuar më shumë kohë, por ne do ta bëjmë. S’ka kuptim t’i heqim për Ballkanin e Hapur dhe jo me Kosovë.”, tha ai.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama:

“Menduam që të mos mbetemi vetëm në kuadrin e takimit zyrtar politik, por edhe me ata që në fakt janë motori që lëviz shoqërinë dhe jetën ekonomike. Ne kemi bërë edhe një plan dhe do ta vemë tani në lëvizje që do t’i heqim tarifat doganore me Kosovën. Do t’i heqim plotësisht. Dëshirën e kemi që të bëhet bilaterale dhe me qeverinë e Kosovës, por ne do ta bëjmë. Ata kanë kërkuar më shumë kohë për ta analizuar, por ne do ta bejmë do t’i heqim, se nuk ka kuptim ne t’i heqim me Ballkanin e hapur, mos t’i heqim me Kosovën. Kështu që do t’i heqim tarifat për gjithë çfarë vjen nga Kosova përjashto atë të skanimit se asaj skemi çfarë i bejmë se ajo është e trashëguar edhe s’lëviz, por gjithe pjesën tjetër nuk do ketë më tarifa për të gjithë ata që do eksportojnë nga Kosova në Shqipëri. Anasjelltas do ta bëjë qeveria e Kosovës dhe ne duam ta bëjmë bilaterale, por nëqoftëse qeveria e Kosovës do më shumë kohë për ta studiuar, ne do ta bëjmë gjithsesi sepse nuk duam që ta kemi të hapur pa tarifa me të tjerët në Ballkanin e hapur dhe të mos e kemi me Kosovën”, u shpreh Rama.

“Shkrirje të të gjitha pengesave të kufirit”, Rama: Do të heqim tarifat doganore me Kosovën! Prishtina ka kërkuar…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook