Video/ Rrëzimi i kërkesës së deputetëve të PD, Balla: Ka probleme të qasjes kushtetuese, e drejta e Kuvendit për të hetuar është e kufizuar

Balla

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla ka deklaruar për mediat se kërkesa e 35 deputetëve të PD për ngritjen e një Komisioni Hetimor për investimet strategjike është rrëzuar pasi ka probleme atë qasjes kushtetuese.

Balla tha se në këtë kërkesë nuk kërkohet hetim i një çështjeje të veçantë si dhe  mungojnë indiciet që justifikojnë një komisioni të tillë.

Taulant Balla: Konferenca e Kryetarëve në shumicë konstatoi se kërkesa e PD ka probleme të qasjes kushtetuese të kërkesës së deputetëve, kërkesa nuk ka një mbështetje në vendimmarrjet e GJK e cila ka sqaruar rastet kur ngrihen këto komisione, nuk kërkohet hetim i një çështjeje të veçantë dhe mungojnë indiciet që justifikojnë një komisioni të tillë.

Kam bërë një sqarim të plotë për refuzimin e kësaj kërkese dhe mendoj se opozita ka instrumentet të tjera të kontrollit parlamentar, por në kërkesë nuk ka as fakt as indicie që kuvendi të investohet për ngritjen e këtij komisioni. Pa i mohuar të drejtën 35 deputetëve, e drejta e kuvendit për të hetuar nuk është e pakufizuar. Të vish dhe të kërkosh të hetosh të gjithë hapësirën e zbatimit të ligjit, nuk mund të jetë objekt i një komisioni. Për më qartë të enjten në Kuvend do parashtroj të gjitha arsyetimet e një karakteri strikt kushtetues të refuzimit të kësaj kërkese.

 

Video/ Rrëzimi i kërkesës së deputetëve të PD, Balla: Ka probleme të qasjes kushtetuese, e drejta e Kuvendit për të hetuar është e kufizuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook