
“Kurrë mos harro”, gjenocidi serb mbi shqiptarët nga viti 1844 – 1999 është libri i cili promovohet sot në Hotel Tirana, ku merr pjesë dhe kreu i PD Sali Berisha.
Bashkëautorë të këtij libri janë, anëtari i Bordit Ekzekutiv të Ligës Shqiptaro-Amerikane Agim Aliçkaj dhe Prof. Dr. Nusret Pllana.
Ky promovim vjen një muaj pasi Parlamenti shqiptar refuzoi rezolutën e deputetëve të PD për njohjen e krimeve serbe në Kosovë, teksa ky vendim imu dënua nga Sali Berisha, i cili e quajti këtë, urdhër të Aleksandër Vuçiç.
Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Studimeve të Europës Juglindore, Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyci, organizator i promovimit shprehet: “Ky liber i Prof. Dr. Nusret Pllana dhe Asc. Agim Alickaj titullohet “Kurre mos harro”! Sepse pas harresës vjen lavazhi i trurit! Pas lavazhit të trurit njerëzit bëhen dele! E pas kësaj vjen skllavëria! Shtohet skamja dhe i varfëri i përulet maskarait! Ndërsa ky maskarai jo vetëm tallet me të, por edhe e poshtron atë! Nuk ka mjet më të mirë për ta nënshtruar dikë, sesa pranimi i harresës! Kujtesa është mbijetesa e shpirtit! Nëse një komb harron, atëherë vdes shpirti i kombit! Dhe nuk ka komb që të ketë humbur shpirtin e të ketë mbetur gjallë!”.
and then