Genc Pollo: Efekti i parë i dukshëm i “Ballkanit të Hapur”, Rama e Vuçiç pro-Putin kërcënojnë me bojkot të samitit BE

Pollo1

Ish-deputeti demokrat, Genc Pollo, reagon pas lajmit të dhënë nga Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i cili tha pas një video-bisede me kryeministrat Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski, se do të njoftojnë nesër nëse do të marrin pjesë në Samitin e BE për “Ballkanin e Hapur” ose jo.

Në një postim në “Twitter”, Pollo shkruan se Rama me Vuçiçin pro-Putin kërcënojnë me bojkot të samitit BE, duke e quajtur këtë si efektin e parë të dukshëm të “Ballkanit të Hapur”.

“Efekti i parë i dukshëm i BallkanHapu: Rama me Vuçiçin pro-Putin kërcënojnë me bojkot të samitit BE ku janë të ftuar nga Charles Michel për një takim Ballkani Perëndimor/ Këshilli Europian. Refuzimi publik i ftesës akti anti europian e shumë i dëmshëm për Shqiperinë e më gjerë”, shkruan Pollo.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×