Europiani i Shtangës/ Qerimaj nuk klasifikohet në dygarësh, po ka shpresa për medalje në shkëputje (VIDEO)

Në Tiranë vijojnë garat e Kampionatit Europian të Peshëngritjes, të cilat po mbahen në sallën “Feti Borova”.

qerimaj

Pas dy medaljeve të arta dhe një të argjendtë nga Evangjelia Veli, sot në pedanë u ngjit Erkand Qerimaj, një tjetër pretendent i kombëtares kuqezi.

Shkodrani konkurroi në baterinë B të peshave 73 kg. Ndonëse në baterinë e dytë, Qerimaj provoi të “rrihte” shumë lart, me objektivin e vetëm për tu futur në zonën e medaljeve.

Në stilin e shkëputjes, pasi dështoi dy provat e para me 150 kg, shkodrani ja doli në të tretën ta kalonte me sukses, duke e mbyllur në vend të parë baterinë B në shkëputje.

Më pas ishte radha e stilit të shtytjes. Qerimaj nuk ja doli në dy provat e para me 174 kg, ndërsa u tërhoq në të tretën, e për rrjedhojë nuk u klasifikua në dygarësh.

Gjithsesi me rezultatin 150 kg në shkëputje Qerimaj i mban gjallë shpresat për medalje.

Kujtojmë që bateria A do ti nisë garat në orën 20:00, aty ku sytë e të gjithë shqiptarëve do të jenë të fokusuar te Briken Calja, që është pretendent për kampion Europe.

ARTIN LLESHAJ – Arena e Lajmit


Loading…

Europiani i Shtangës/ Qerimaj nuk klasifikohet në dygarësh, po ka shpresa për medalje në shkëputje (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook