“Më sulmoi ariu!”/ 61-vjeçari në Bulqizë dyshohet se është vrarë, shoqërohet në polici gruaja dhe djali

Urim Fiku dyshohet se është vrarë. Në lidhje me ngjarjen në fjalë u shoqëruan në polici për t’u marrë në pyetje bashkëshortja e viktimës dhe djali i tij.

Fillimisht, familjarët kanë deklaruar se fjalët e fundit të 61-vjeçarit kishin qenë se ishte sulmuar nga një ari, ndërsa ai u gjet i pajetë në malet e Bulqizës. Megjithatë, ekspertiza mjekoligjore e kryer në Tiranë ka zbuluar një tjetër shkak të vdekjes.

Urim Fiku rezulton të ketë pasur një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit, konkretisht nga një plumb pistolete në gjoks. Grupi hetimor, nën drejtimin e kryeprokurorit të Dibrës, Abaz Muça, po verifikon disa pista hetimore për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të përcaktuar përgjegjësit për vrasjen e 61-vjeçarit.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×