
Pas dështimit spektakolar në bllok i të gjithë ekipeve prezent në Champions, Serie A feston në Europa League, me Milan dhe Juve që dalin me 3 pikë nga xhiro e dytë. Ekipi i Amorim shkëlqeu në transfertë përballë Salzburg duke triumfuar me “poker” golash. Lojtari i ndeshjes për kuqezinjtë ishte Alphadjo Cisse, me sulmuesin italian që realizoi një “tripletë” golash.
19-vjeçari ishte i papërmbajtshëm, ku fillimisht zhbllokoi rezultatin në minutën e 15-të me një goditje të saktë me kokë. Në të 32-tën, Cisse këtë herë u shërbye pastër në qendër duke dyfishuar shifrat. Historia e këtij takimi nuk ndryshoi as në fraksionin e dytë, madje as protagonistët, pasi Cisse kompletoi mbrëmjen e tij të shkëlqyer ku në minutën e 49-të, Rabiot i dhuroi një assist me “bomberin” italian që dërgoi shifrat në 0-3.
Për të kompletuar “pokerin” e golave mendoi Ramos, me portugezin që përfitoi nga një gafë e mbrojtjes së Salzburg duke sigluar shifrat përfundimtare në 0-4. Pas disfatës përballë Benfikës, Milan merr fitoren e parë në këtë edicion të Europa League.
Amorim dhe i gjithë stafi shpresojnë që ky sukses të këtë një ndikim pozitiv në pjesën e mbetur të sezonit: “E di që për një klub si Milan është e vështirë situata që po kalojmë, por është vetëm fillimi i sezonit. Shpresoj që të më jepet mundësia për të ndihmuar lojtarët të fitojmë sa më shumë ndeshje”, u shpreh Amorim.
Me 3 pikë nga xhiro e dytë doli edhe Juventus, me “Zonjën e Vjetër” që triumfoi 1-2 në transfertë përballë Celta Vigo-s. Spanjollët kaluan të parët në avantazh në minutën e 18-të, por në fraksionin e dytë ekipi i Spallettit përmbysi gjithçka. Woltemade barazoi fillimisht shifrat në 1-1 në minutën e 58-të, ndërsa në shtesë, në minutën e 92-të ishte Kolo Muani që realizoi golin e dytë dhe të fitores. Falë këtij suksesi, dhe golavarazhit më të mirë, Juve ngjitet në krye të Europa League me 6 pikë të plota.
and then