Europiani, Duka pas shortit: Rast ideal për vendin tonë

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka komentuar rëndësinë e organizimit të Kampionatit Europian U-21 2027 dhe pjesëmarrjen historike të Shqipërisë në këtë kompeticion, pas hedhjes së shortit në Beograd.

“Jam shumë i lumtur që përfaqësoj futbollin shqiptar në një event shumë të rëndësishëm për futbollin europian në përgjithësi. Kampionati Europian U-21 është kompeticioni i dytë më i rëndësishëm që organizon UEFA për ekipet kombëtare, pas atij të ekipeve A. Për Shqipërinë gjithashtu është hera e parë që ne marrim përsipër të organizojmë një kompeticion të niveleve kaq të larta. Në qershor, kur do të luhet ky kampionat, ndeshjet e klubeve do të kenë përfunduar dhe e gjithë vëmendja e opinionit futbollistik europian dhe më tej do të përqendrohet në Shqipëri dhe Serbi për të ndjekur ekipet dhe talentet e reja të së ardhmes së futbollit europian.

Për ekipin tonë Kombëtar është hera e parë që marrim pjesë në një event të tillë të rëndësishëm. Është hera e parë që futbollistët tanë të rinj do të përballen me më të mirët e Europës. Unë ju uroj shumë atyre që të marrin eksperiencën e duhur dhe ta shfrytëzojnë këtë moment historik për karrierën e tyre futbollistike”.

Kombëtarja U21 do përballet me Spanjën, Italinë dhe Finlandën.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×