
Këtë të enjte në Beograd u hodh shorti i fazës finale të Kampionatit Europian U-21 2027, ku merr pjesë edhe Shqipëria e drejtuar nga Alban Bushi. Kuqezinjtë, që janë pjesë e turneut si vend organizator bashkë me Serbinë, kanë mësuar kundërshtarët me të cilët do të përballen në fazën e grupeve.
Kombëtarja U21 bën pjesë në grupin B dhe do të sfidojë Spanjën, Italinë dhe Finlandën.
Në grupin A janë Angli, Serbi, Franca dhe Polonia. Në Grupin C, Portugalia, Kroacia, Greqia, Çekia, sakaq edhe grupi D është interesant me përfaqësuese si Gjermania, Holanda, Norvegjia, Belgjika.
Europiani U-21, i konsideruar si historik do të zhvillohet nga 16 qershori deri më 3 korrik 2027. Ndeshjet në Shqipëri do të luhen në katër stadiume: “Arena Kombëtare”, “Arena e Demave”, “Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçi”.
Shqipëria e Bushit do të kërkojë të shfrytëzojë këtë mundësi historike, në debutimin e saj në fazën finale të një Europiani U-21.
Grupi A: Serbia, Anglia, Franca, Polonia.
Grupi B: Shqipëria, Spanja, Italia, Finlanda.
Grupi C: Portugalia, Kroacia, Greqia, Çekia.
Grupi D: Gjermania, Holanda, Norvegjia, Belgjika.
and then