Nga ajri dhe deti/ Guardia di Finanza dhe policia shqiptare, operacion në brigjet e Vlorës në ndjekje të gomones. Dyshohet për drogë

Capture

Në brigjet e Vlorës është duke u zhvilluar një operacion i Guardia di Finanza-s italiane.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se po kryhet ndjekja e një gomoneje nga grykëderdhja e Vjosës.

Operacioni po zhvillohet prej rreth 60 minutash tashmë, ndërsa mjeti po ndiqet nga ajri dhe deti.

Guardia di Finanzia ka kërkuar ndihmën e policisë shqiptare për këtë rast, ndërsa dyshohet se gomonia ka në bord lëndë narkotike.

vijon/…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×