VIDEO/ Ançeloti nuk është i vetmi! Edhe Klop shpreh talentin si kërcimtar

Pamjet e Karlo Ançelotit duke kërcyer me futbollistët e Real Madrid janë kthyer në virale dhe disa janë bërë meme që përdoren në rrjetet sociale. Por kështu mund të ndodhë edhe me Jurgen Klop, i cili është filmuar duke kërcyer në një lokal.

Collage Maker-01-Jun-2022-01.11-PM

Pamjet janë regjistruar pas paradës së Liverpulit, një ditë pas finales së Ligës së Kampioneve, ku e gjithë skuadra u mblodh me familjarët dhe miqtë në një lokal të qytetit. Aty shihet Klop teksa po pozon për një foto me vëllain e Luis Diaz. Por në moment nis një këngë dhe trajneri gjerman nuk përmbahet.

Ai fillon të kërcejë mes brohoritjeve të personave të pranishëm të cilët ndoqën të argëtuar këtë moment të veçantë të teknikut gjerman.

Arena e Lajmit


Loading…

VIDEO/ Ançeloti nuk është i vetmi! Edhe Klop shpreh talentin si kërcimtar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook