
Nuk kanë munguar debatet, por as edhe ironitë në Komisionin për Punën Çështjet Sociale të Shëndetësisë.
Kryetarja e Komisionit Grida Duma dhe zëvendësministri i Infrastrukturës Ilir Bejtja, kanë diskutuar për aktin normativ për kompensimin e çmimeve, duke parashtruar argumente pro dhe kundër këtij akti.
Debati:
Grida Duma: Do të ishte mirë që çmimet që shkojnë 70% ë rimbursohen të parat
Bejtja: Kaq lekë kemi… Jemi fire
Grida Duma: Të mos bëjmë ironi tani
Bejtja: Me paketën që kemi besoj që ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjithë konsumatorët për të gjithë periudhën e zgjatjes së krizës. Ne nuk dua të përkeqësojmë, por të përmirësojmë.
Grida Duma: Konsumatori duke paguar çmime të shtrenjta ka sjellë edhe 400 mln në buxhetin e shtetit
Bejtja: Asnjë efekt tjetër nuk ka ardhur…
Grida Duma: Unë flas që në këtë koshin e madh duhen çuar tek njerëzit
Bejtja: Nuk jam as unë kundra.
Arena e Lajmit