“Kujdes, është i rrezikshëm”! Policia angleze shpall në kërkim të riun shqiptar: Frekuenton rregullisht pikat e basteve (Emri+Foto)

640 0 1658409068xshqiptari 3 750x375 607

Autoritetet e Britanisë së Madhe kanë shpallur në kërkim një shqiptar, ndërsa kërkojnë ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij, duke e cilësuar atë të rrezikshëm.

Mediet angleze raportojnë se është shpallur në kërkim Jeudevnik Selim Ahmati, me origjinë nga Shqipëria, i cili akuzohet se të dielën e kaluar ka sulmuar një burrë rreth të 30-tave në zonën Pier Road, Erith.

Shqiptari përshkruhet si person me trup mesatar dhe me theks europianolindor.

Ai njihet që frekuenton rregullisht pikat e basteve dhe ka lidhje me zonat Bexley, Orpington dhe Greenëich.

“Nëse shihet Selim-Ahmati nuk duhet të afrohet, përkundrazi njerëzit duhet të telefonojnë menjëherë 999. Kushdo që ka ndonjë informacion i kërkohet të telefonojë policinë në numrin 101 ose të kontaktojë përmes Tëitter”-thuhet në njoftimin e publikuar nga policia londineze.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×