German Burgos, dikur zëvendës i Simeones te Atletiko Madrid kur aty ishte edhe mesfushori kuqezi, Kejdi Bare, ka lëshuar perla gjatë një interviste të dhënë për “El Mundo”. Kur “Mono” (kështu është nofka e tij) pyetet se çfarë do të donte të ishte nëse nuk do të mund të kryente këtë profesion, ai me humor tha: “Do të doja të isha gruaja e ndonjë futbollisti…”. Ja një pjesë nga intervista:
Mono, çfarë do të kishte pëlqyer të ishe nëse nuk do të merreshe me futboll?
Do të doja të isha gruaja e një futbollisti… (qesh).
A ndiqni ndonjë sport tjetër?
Jo, asgjë që nuk ka të bëjë me futbollin. Mos vallë duhet të më pëlqejë tenisi…?
Pse jo? Ç’të keqe ka?
Je duke e bërë në brekë, por nuk del dot, nuk flet dot, nuk tymos dot një cigare… Madje edhe kur kalon ndonjë avion ndërpritet ndeshja. Asnjëherë.
Po basketbolli?
Të mbajnë mbyllur 4 orë dhe kur del nga ndeshja nuk ke marrë vesh se mund të ketë nisur Lufta e Tretë Botërore. Pastaj dikush bie në tokë edhe me vrap hyn një djalosh që duhet të fshijë djersën në parket… Çfarë është kjo kështu, një tallje b*the?
Po hokej?
Shikoni, në ndeshjet ku unë luaja futboll nëna ime vinte gjithnjë nga fundi edhe nuk dallonte dot asgjë. Pastaj më pyeste: “Po ti kush ishe nga ata që vraponin në fushë?”. Imagjinoni pak të luaj një sport me kasketë në kokë nëse ajo do të kuptonte se çfarë bëj unë realisht në jetë. Joooo, mua më pëlqen vetëm futbolli.
Arena e Lajmit
Loading…