VIDEO/ Zjarr në katin e 11-të pallatit në qendër të Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi në ambientin e një lokali

Një biznes në katin e 11-të të një pallati në qendër të Shkodrës është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar alarm në zonë.

Zjarri ka rënë në ambientet e biznesit në katin e sipërm të ndërtesës, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve dhe e vështirëson situatën.

Sipas informacioneve paraprake, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po ndërhyjnë për shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll. Ndërkohë, mbetet për t’u përcaktuar shkaku i zjarrit dhe përmasat e dëmeve materiale.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×