Besir Iseni, edhe pse ende është nën kontratë me Struga Trim Lum, me shumë gjasa edicionin e ri do të bëhet me skuadër të re. Kjo, për shkak interesimit të madh të skuadrave si nga vendi, po ashtu edhe nga rajoni.
Informacione të afërta me “infOSport.mk” bëjnë me dije se për shërbimet e mbrojtësit të majtë nga Shkupi, interes kanë shfaqur Tirana dhe Laçi nga Superiorja shqiptare, Gjilani nga Superliga e Kosovës, ndërsa së fundmi është kontaktuar edhe nga drejtori sportiv i FC Shkupit, Omer Bunjaku.
22-vjeçari Besir Iseni edicionin që lamë pas në Ligën e Parë Futbollistike me Struga Trim Lum regjistroi 9 paraqitje, ndërsa 2 prezenca bëri edhe në ndeshjet e Ligës së Konferencës, ku edhe shënoi gol përballë letonezëve të FK Liepaja.
Arena e Lajmit
Loading…