Bardhezinjtë të pandalshëm në merkato, Alegri ka një listë të gjatë kërkesash për Juventusin

Juventusi nuk ka ndërmend të ndalet në përforcimin e organikës së tij dhe kërkon t’i sigurojë Masimiliano Alegrit një skuadër të larmishme për sezonin e ri. Jo vetëm për të qenë konkurrues, por edhe për të zëvendësuar emrat e shumtë që kanë lënë apo do të lënë klubin. Përveç Pogbasë e Di Marias, drejtori sportiv Kerubini i ka hedhur grepat nëpër Europë për të peshkuar të tjerë lojtarë.

JUVENTUS

KOSTIÇ

I pari në listë është Filip Kostiç, një emër aspak i panjohur për të gjithë Italinë, pasi serbi vitin e shkuar ishte një hap larg Lacios e Interit. Anësori i majtë i Eintraht Frankfurtit mund të përshkojë të gjithë krahun e majtë dhe të jetë faktor në manovrat e Juves dhe jo më kot bardhezinjtë janë gati të propozojnë 15-20 milionë euro për të siguruar shërbimet e 29-vjeçarit. Gjërat duken të avancuara me vetë lojtarin me të cilin, sipas “La Gazzetta dello Sport”, është arritur akordi për 3 milionë euro në sezon plus bonuset dhe tani pritet vetëm marrëveshja me klubin gjerman.

MOLINA

Në korsinë e djathtë, është Nahuel Molina emri i përzgjedhur. Lojtari i Udinezes ka bërë një paraqitje të mirë gjatë këtij sezoni duke qenë një ndër titullarët e padiskutueshëm të friulanëve, tratativat me të cilët vazhdojnë të zhvillohen. Mes palëve ka optimizëm edhe pse për 24- vjeçarin shifra e kërkuar prek 30 milionë eurot.

MURIEL E SIMEONE

Sulmi është një tjetër repart që ka nevojë për gjak të ri, pasi vetëm Vlahoviçi nuk mjafton. Me Moratën, të cilit ende nuk i dihet e ardhmja dhe me Dibalën e larguar, Luis Muriel e Xhovani Simeone janë dy emrat që studiohen. Kolumbiani i Atalantës dhe argjentinasi i Veronës e njohin mirë Serinë A dhe përshtatja në një ekip me kampionë nuk do të ishte e vështirë për ta. Lista e Maks Alegrit pritet të ndryshojë edhe më deri në përfundim të merkatos, por ai dhe drejtuesit e kanë të qartë se vetëm kështu, Juve mund të kthehet në majë.

FORMACIONI I MUNDSHËM PËR SEZONIN E ARDHSHËM:

4335343534

Arena e Lajmit


Loading…

Bardhezinjtë të pandalshëm në merkato, Alegri ka një listë të gjatë kërkesash për Juventusin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook